Vetura luksoze e mërgimtarit bëhet “llom” në Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Prizrenit.

Në këtë aksident ishte përfshirë vetura luksoze e mërgimtarit, e tipit BMW.

Nga pamjet të cilat i posedon Indeksonline shihet vetura me targa të huaja, e cila ka pësuar dëme të konsiderueshme.

Si pasojë e aksidentit vetura luksoze ka përfunduar në mes të rrugës dhe se rrota e saj ka dalë tërësisht nga vendi.

Lexo edhe:  Zbardhen bastisjet për tentim-vrasjen ndaj Policit në Pejë – Këta janë të dyshuarit, çfarë iu gjet në shtëpi