Vdes një grua pasi u alivanos në një autobus urban në Prishtinë

Policia e Kosovës (PK) njofton se një grua ka vdekur pasi ishte alivanosur në një autobus urban.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 12:26 në Prishtinë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas Policisë, viktima ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e saj.

“Viktima femër kosovare është dërguar në QKUK pasi që, ishte alivanosur në një autobus urban dhe më pas mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vazhdim