Një burrë me të meta mendore dyshohet se sulmoi me thikë një grua në Ferizaj

Një burrë me të meta mendore në Ferizaj, dyshohet se ka sulmuar me thikë një grua duke i shkaktuar kështu lëndime trupore.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq i dyshuari është dërguar për trajtim/qetësim në emergjencën e Ferizajt dhe më pastaj me rekomandim të zyrtares për punë sociale është dërguar në banesën e nënës së tij e cila e ka nën përkujdesje, njofton Klankosova.tv.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari që është me të meta mendore ka sulmuar me thikë viktimën femër kosovare duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, po ashtu edhe i dyshuari është dërguar për trajtim/qetësim në emergjencën e Ferizajt dhe më pastaj me rekomandim të zyrtares për punë sociale është dërguar në banesën e nënës së tij e cila e ka nën përkujdesje”, thuhet në raportin e policisë

Lexo edhe:  Bëhen gati parullat e protestës së veteranëve kundër "koordinimit me Radojicicin"