“Zhduket” faqja e Policisë së Kosovës në Facebook

Faqja e Policisë së Kosovës në Facebook është “zhdukur”.

Përmes faqes zyrtare “Kosovo Police” shpërndaheshin informacione e njoftime nga Policia e Kosovës. Kjo faqe tashmë nuk është aktive.

Nëse kërkoni për këtë faqe në Facebook, do të njoftoheni se faqja është jashtë funksionit.

Ndryshe, kjo faqe ka qenë e verifikuar nga Facebook, si dhe njoftimet zyrtare janë shkruar aty.

Nuk dihet nëse kjo faqe është duke u përballur me sulme kibernetike apo thjesht është duke u rregulluar diçka. Ajo që dihet është se informacionet për Policinë e Kosovës në Facebook, momentalisht janë të paqasshme.

Lexo edhe:  Diçka po "zihet", jo Albin Kurti por Memli Krasniqi sërish vizitë zyrtare në SHBA