Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet të kemi mot shumë të ftohtë në mëngjes, ndërsa dita me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale. Vonë në mbrëmje shtim i vranësirave dhe afër mesnatës pritet të fillojnë reshje bore, shqote si dhe shi i ngrirë në disa rajone. Temperaturat nga -12 deri në 5 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginën të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale. Acar i madh në orët e mëngjesit. Gjatë ditës zbutje e acarit dhe rritje e temperaturave. Erërat jugore do të fillojnë të fryjnë në tërë rajonin dhe territoret tona. Në mbrëmje vonë vranësirat përfshijnë Shqipërinë dhe kushtëzojnë reshje shiu në perëndim e bore në lindje.

Pas një mëngjesi shumë të ftohtë dhe me acar, dita vijon me diell edhe në Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi. Mbrëmja sjellë vranësira e më vonë reshje kalimtare bore dhe shqote.

E marta sjellë vranësira të dendura dhe reshje shiu. Borë vetëm në viset malore. Vende-vende priten reshje të dendura shiu e rrebeshe intensive me vetëtima dhe bubullimë (Shqipëri). Edhe në Kosovë lokalisht priten reshje intensive e rrebeshe me ndonjë bubullimë parashihet të ketë në Dukagjin. Të mërkurën ulje e temperaturave dhe reshje lokale shiu e bore./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Ramiz Lladrovcit i merret profili në Facebook, ja çka poston 'hakeri' lajmërohet në emër të tij