Vetaksident tragjik në Vogovë të Gjakovës: Shoferi humb kontrollin mbi veturën, vdes 54-vjeçari nga Shqipëria

Numri i madh i aksidenteve dhe vetaksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.

Një i tillë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën nacionale Kosovë-Shqipëri drejtim i Qafës së Prushit, saktësisht në fshatin Vogovë ku një shtetas i Shqipërisë ka humbur jetën si pasojë e vetaksidentit.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar togerja e Policisë, Gjyljeta Kasapi.

“Rreth orës 19:50 në rrugën nacionale Kosovë-Shqipëri drejtim i Qafës së Prushit, saktësisht në fshatin Vogovë, ka ndodhur një vetaksident me fatalitet. Një veturë është e përfshirë. Në automjet janë gjetur dokumentet e një personi për të cilin dyshohet që janë të viktimës. Viktima është shtetas i Shqipërisë. Dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur nga mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes ndaj kushteve të rrugës”, tha Kasapi.

Ajo shtoi se në vendin e ngjarjes ka dalë Emergjena ku ka konstatuar vdekjen e 54-vjeçarit, derisa shton se trupi i viktimës është dërguar në morgun e qytetit në Spitalin Rajonal të Gjakovës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Po ashtu, Kasapi shtoi se Ambasada e Shqipërisë është njoftuar pasi viktima ka nënshtetësi shqiptare

Lexo edhe:  Nënkalimi në Vragoli i mbushur me ujë