Vendoset shtatorja e ish-futbollistit Erion Kajtazi

Sot në qytetin e Mitrovicës u zbulua shtatorja e ish-futbollistit të njohur, Erion Kajtazi. Shtatorja është vendosur pranë stadiumit të quajtur në nderim të tij, tek Liqeni Akumulues në Mitrovicë.

Kjo ceremoni u organizua nën patronatin e Presidentit të KF Trepça’89 FC, z. Abedin Zeka, me iniciativen e klubit dhe familjes Kajtazi.

Në këtë ceremoni i pranishëm ishte kryetari i komunës së Mitrovicës, z. Bedri Hamza, i shoqëruar nga nënkryetari i komunës, z. Arian Tahiri, ministrat nga Ministritë e Qeverisë së Kosovës, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, z. Agim Ademi, kryetari i komunës së Vushtrrisë, z. Ferit Idrizi, drejtorë komunalë, deputetë të Kuvendit të Kosovës, asamblistë dhe shumë të pranishëm.

Shtatorja e vendosur në këtë vend do të jetë një shenjë e theksuar e përkushtimit të Erion Kajtazit ndaj futbollit dhe do të shërbejë si një burim frymëzimi për të gjithë qytetarët e Mitrovicës.

Figura e shquar dhe talenti i Erion Kajtazit do të mbetet e paharrueshme për të gjithë, duke lënë një ndikim të pashlyeshëm në kujtesën kolektive të qytetit dhe jashtë tij.

Lexo edhe:  Kosova e rrezikuar nga përhapja e sëmundjes së fruthit