Gjykata aprovon kërkesën e Prokurorisë, kundër Thaçit e të tjerëve, s’ka prova për krime në Ferizaj

Gjykatësi i Procedurës Paraprake në Dhomat e Specializuara Nicolas Guillou në çështjen Thaçi dhe të tjerët, dje miratoi kërkesën e Prokurorit të Specializuar për tërheqjen e pretendimeve për krime në komunën e Ferizajt.

Domat e Specializuara të Kosovës njoftojnë se duke kujtuar se ZPS-ja ishte urdhëruar më parë që të ndryshojë aktakuzën aktuale deri më 30 shtator 2022, Gjykatësi i Procedurës Paraprake, në interes të efikasitetit, urdhëroi ZPS-në që të pasqyrojë këtë tërheqje të akuzave në aktakuzën e ndryshuar më tej, e cila ende mbetet për t’u dorëzuar brenda afatit të njëjtë e premte, 30 shtator 2022.

Lexo edhe:  Ankesa për “ndërtim të rrezikshme” në Skenderaj