Mitrovicasi denoncon personin që ia lëshoi shtëpinë me qira për kriptovaluta, ia kërkon 10 mijë euro dëmshpërblim

Qeveria e Kosovës në fillim të vitit kishte marrë vendim që të ndalojë veprimtarinë e prodhimit të kriptovalutave për shkak të gjendjes emergjente të energjisë në të cilën ndodhet vendi. Gjatë viteve të fundit, në qytetin e Mitrovicës kjo veprimtari ushtrohej nga shumë qytetarë të cilët kanë fituar mijëra euro përmes pajisjeve me të cilat kanë prodhuar kriptovaluta.

Për të krijuar hapësira adekuate një person kishte marrë një shtëpi me qira në qytetin e Mitrovicës, e cila më pas është konfiskuar nga Policia dhe Dogana.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se tashmë i njëjti po kërcënon pronarin e shtëpisë së konfiskuar përmes mesazheve në rrjete sociale. Ai është detyruar dje që rastin ta denoncojë në Polici, ku ka deklaruar se i dyshuari po i kërkon dëmshpërblim rreth 10 mijë euro.

I dyshuari nuk është arritur që të arrestohet ende, pasi që viktima nuk ka mundur që ta identifikojë.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Kanosje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.

Lexo edhe:  Një muaj paraburgim burrit që mashtroi me vizë dhe i mori jashtëligjshëm 17.000 euro