Vdes profesori i njohur nga Mitrovica dhe i respektuar nga të gjithë

Ka vdekur një nga profesorët më tëbshquar në Kosovë, në lëmin e minierave nëntokësore.

Prof.Dr. Shyqri Kelmendi ka mbajtuar shumë pozita të larta në ndërmarrjen Trepça, ndërsa pozita e fundit ishte anëtar bordi.

Për shunë vite ishte mësimdhënës i Universitetit të Prishtinës në Fakultetin e Xehetarisë dhe Metalurigjisë në Mitrovicë, poashtu ushtronte këtë veprimtari edhe në kolegje tjera.

Prof. Kelmendi bënte pjesë si shqiptar i vetëm në akademinë ndërkombëtare në lidhje me minierat nëntokësore, ai ka të botuar disa libra universitar.

Njoftimi i plotë nga familja Kelmendi:

Me pikëllim të thellë njoftojmë miqët, shokët dhe dashamirët se me datën 19.07.2022 nderrojë jetë me i dashuri ynë Shyqri (Vesel) Kelmendi. Varrimi i të ndjerit bëhet më datë 20.07.2022.

Me pikëllim të thellë,
Familja Kelmendi

Lexo edhe:  Krenari: Dy gjimnaziste nga Vushtrria do bëhen pjesë e një hulumtimi në ShBA