Sekuestrohen 5 kg marihuanë në Gjakovë, arrestohen dy persona

Njoftimi i Policisë:

Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge: Gjatë realizimit të detyrave policore, policia e rajonit të Gjakovës, sonte rreth orës 20:30 në rrugën Ponoshec-Gjakovë ka ndaluar për kontroll një veturë me targa të Shqipërisë. Gjatë kontrollit në veturë janë gjetur rreth 5 kg substancë që dyshohet të jetë marihuanë.Policia ka arrestuar dy të dyshuar, shtetas të Shqipërisë. Rastin janë duke e trajtuar njësitet përkatëse policore.

Lexo edhe:  U mblodhën 67 mijë euro për shërimin e vajzës së saj, nëna e Rina Latifit falënderon donatorët