“U largua vetëm pse barte shami”, nxënësja përjashtohet nga shkolla në Shtime

Një nxënëse në shkollën e mesme e ulët Emin Duraku në Shtime u përjashtua nga kjo shkollë. Sara Bungut iu mohua e drejta e shkollimit vetëm sepse barte shami.

 

Ky lajm është bërë i ditur përmes një postimi në “Facebook” nga vëllai i Sarës.

Shkëlqimi tha se ka tentuar që të bisedojë me Drejtorinë e Arsimit në Komunën e Shtimes si dhe drejtorin e shkollës, Rexhep Hasani, por sipas tij ata janë duke këmbëngulur që përjashtimi të vazhdoj në heshtje deri që Sara të largoj mbulesë.

“Pas tentimeve dhe bisedimeve me drejtorinë e arsimit ne komunën e Shtimes drejtori i shkollës fillore e mesme e ulet – Rexhep Hasani , këmbëngul me kokëfortësi qe përjashtimi te vazhdoje ne heshtje deri ne momentin qe nxënësja te ndërroj mendje dhe ta largon mbulesën, pre arsye te udhëzimit administrativ“, tha ai.

Lexo edhe:  “Ma largoni gruan nga shtëpia ose e lidhi n’litar”: Burri nga Malisheva kërkon ndihmë në Polici, përfundon vet në ndalim