Vdes një 63-vjeçar në Prizren, u godit nga kamioni
Një person i moshës 63-vjeçare ka mbetur i vdekur në Prizren pasi që është goditur nga një kamion.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00 në lagjen ‘Kurill’ të Prizrenit, ndërsa viktima ka qenë me bicikletë në momentin kur është goditur nga kamioni.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, për KALLXO.com ka bërë të ditur se i dyshuari – vozitësi i kamionit është arrestuar.
Ai tha se vdekjen e 63-vjeçarit e ka konstatuar ekipi mjekësor.