Vdes një 63-vjeçar në Prizren, u godit nga kamioni

Një person i moshës 63-vjeçare ka mbetur i vdekur në Prizren pasi që është goditur nga një kamion.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00 në lagjen ‘Kurill’ të Prizrenit, ndërsa viktima ka qenë me bicikletë në momentin kur është goditur nga kamioni.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, për KALLXO.com ka bërë të ditur se i dyshuari – vozitësi i kamionit është arrestuar.

Ai tha se vdekjen e 63-vjeçarit e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Lexo edhe:  Kërset grushti mes miqve në Podujevë – Policia jep detaje për rrahjen mes tyre