E dhimbshme: Ky është biçiklisti që u godit për vdekje nga kamioni në Prizren

Pal më parë u raportua për një aksident në Kurrill të Prizrenit, ku në orët e pasdites një kamion ka goditur një biçikletë. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i biçikletës ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të rënda.

Sinjalizuesit e Sinjalit kanë bërë të ditur se personi që s’arriti t’u mbijetojë plagëve të marra nga goditja e kamionit është Nexhemdin Arifi, i moshës 63-vjeçare. Trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar në IML për obduksion, teksa është identifikuar edhe i dyshuari.

Burimet thonë se i dyshuari për këtë aksident është A.K., po ashtu nga Prizreni.

Rastin e ka konfirmuar për Sinjalin edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Në orën 16:00 ka ndodh aksidenti, në orën 16:18 policia ka marrë informacionin. Ekipet mjekësore kanë konstatuar vdekjen e një personi si pasojë e një aksidenti, ku një kamion e ka goditur një biçikletë. Ngjarja ka ndodhur ne lagjen “Kurill” në Prizren”, tha Bytyqi.

Lexo edhe:  Katër profesorë e biznesmenë kosovarë konvertohen në katolikë në kishën e Drenasit