Ky është fshati i parë në Kosovë që heq gjuhën arabe nga ceremonitë fetare

Në Dubovë të Madhe nuk do të ketë më ceremoni fetare në gjuhën arabe.

Ky është vendimi që kanë marrë krerët e bashkësisë lokale të Dubovës së Madhe.

Vendimi thuhet se është marrë për shkak se ata nuk e kuptojnë gjuhën arabe dhe se duan që ritet të kryhen në gjuhën shqipe.

Për këtë vendim, Indeksonline ka kontaktuar me kryeimamin e Pejës, Enes Goga.

Ai ka thënë se nuk ka vendim për këtë por vetëm një ide e cila sipas tij është dhënë vetëm sa për të shkurtuar në kohë ceremonitë fetare. Se si e sheh këtë propozim Enes Goga dhe cili është qëndrimi i Bashkësisë Islame ndaj kësaj ideje, kryeimami flet në detaje./Indeksonline/

Lexo edhe:  Befason avokati i Kobrës: Arma është për burra