Po bënin gara në Vushtrri: 6 persona gjobiten me nga 150 euro dhe me nga një pikë negative

Njësitet e policisë në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, kanë identifikuar dhe proceduar masa ndëshkimore ndaj gjashtë shoferëve për kundërvajtje në trafikun rrugor.

Kundërvajtësve u janë shqiptuar gjobat prej 150 euro, si dhe nga një pikë negative.

“Kundërvajtësit janë hasur në dy lokacione të ndryshme në Vushtrri, të cilët në kundërshtim me rregullat e trafikut rrugor ishin duke bërë gara sportive me vetura duke penguar e rrezikuar edhe pjesëmarrësit tjerë në trafikun rrugor. Kundërvajtësve u janë shqiptuar gjobat prej 150 euro, si dhe nga një (1) pikë negative”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo edhe:  Raporti i KOSTT-it konfirmon dyshimet për manipulim të çmimit të rrymës për Kosovën, pjesë e skemës edhe “Elektropriveda Srbije”