Vdes ish mësuesja e shkollës “Musa Hoti”, Fehmije Lushta, kolektivi e kujton me nder dhe respekt

Sot në orët e hershme ka ndërruar jetë ish mësimdhënësja mitrovicase e shkollës “Musa Hoti”, Fehmije Lushta.

E ndjera ka qenë njëra nga mësueset më të njohura dhe më të dashura në qytetin e Mitrovicës, shkruan Jepi zë.

Kolektivi i shkollës përmes një postimi ka kujtuar mësusen me fjalët më të mira.

Postimi i plotë:

Sot ndërroi jetë mësuesja jonë Fehmije Lushta!

Ajo do të mbetet përherë një frymëzim, shembull për brezat e rinj, veçmas për ata që do të merren me profesionin e shenjtë të mësimdhënies.

Në shkollën “Musa Hoti”, kujtimi për mësuesen Fehmije do të jetë i përjetshëm!

U prehsh në paqe, mësuesja Fehmije!

Lexo edhe:  Kjo është gjendja e të lënduarve në aksidentin e rëndë në Pejë, një fëmijë në gjendje kritike