Kush është Naim Murseli që dyshohet se pagoi dhe porositi vrasjen e gruas së tij?

Naim Murseli është arrestuar së bashku me Granit Plavën, të dy, të dyshuar për organizimin dhe vrasjen e Liridona Murselit, gruas së Naimit.

Sipas informacioneve që posedon mediumi, Naim Murseli ka paguar para tek Granit Plava që është bashkëfshatar i tij për ekzekutimin e Liridona Murselit. Këtë krim, e ka pranuar dhe e ka rrëfyer para policisë, Granit Plava që është ekzekutori.

Por, kush është Naim Murseli?

Ai fillimisht u raportua të ketë qenë këshilltar i ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli, por një gjë e tillë është mohuar sot nga ish-shefi i stafit të Pacollit dhe bashkëpunëtori më i ngushtë i tij, Jetlir Zyberaj.

Sipas të dhënave që janë të disponueshme në internet, Murseli e ka kryer edhe shkollën e mesme në Gjimnazin “Agnebergs” në qytetin Uddevalla nga viti 2006 deri në vitin 2009 në Suedi, megjithatë nuk dihet se në çfarë drejtimi.

Pas kësaj, Murseli ka regjistruar Shkollën për Biznes në vitin 2010 për të diplomuar më pas. Nga viti 2011, ai ka punuar në Suedi si shitës dhe agjent i shitjes në kompani të ndyrshme suedeze.

Ai gjithashtu figuron si themelues i një kompani mediale dhe se është marrë edhe me marketing në Suedi.

Naim Murseli [1990] ka qenë i martuar me Liridona Murselin dhe me të ka dy fëmijë

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim