Vdekje tragjike në rrugën Gjakovë-Deçan: Fillimisht bëri vetaksident, më pas duke kaluar rrugën në këmbë goditet nga një veturë tjetër

Një person ka vdekur në një aksident trafiku, i cili ka ndodhur në fshatin Rastavic – Deçan, shkruan Gazeta Metro.

Policia ka njoftuar se me datë 24 shkurt 2023, rreth orës 22:35, Policia është informuar për një vet aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Rastavic – Deçan

“Deri te vet aksidenti ka ardhur deri sa i vozitësi ishte duke qarkulluar në rrugën Gjakovë – Deçan, i njëjti duke mos ju përshtatur shpejtësisë, humb kontrollin del nga rruga. Viktima kishte dalur nga vetura dhe gjatë kalimit të rrugës ne kursin nga drejtimi i Gjakovës goditet nga një veturë e cila ishte në lëvizje nga drejtimi i Gjakovës.

Viktima dërgohet në Spitalin Rajonal në Gjakovë e më pastaj për shkake të natyrës se lëndimeve është dërguar për në QKUK – Prishtinë.

Sot rreth orës 01:50 minuta Policia është njoftuar se viktima kishte ndërruar jetë.

Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi e pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion.

I dyshuari me urdhër Prokurorit shtetit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.

Lexo edhe:  “S’përgjigjem në pyetje të budallakafta”, “Keni dalë me deklarata ruse e serbe" / Latifi dhe Hyseni përplasen në debatin për Izraelin e Palestinën