Vdekje e dyshimtë në Istog, i moshuari gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje pasdite në Istog, ku një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në rrugën ‘Vëllezërit Dervishaj’.

Sinjali mëson se viktima është Ukë Izlamaj, 78-vjeçar.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se kanë pranuar thirrje për ndihmë, pasi i moshuari ishte gjetur pa ndjenja dhe dyshohet se ishte në rrezik për jetën.

Ekipi mjekësor i Emergjencës kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku pas ekzaminimeve për shenjat vitale në trupin e viktimës, kanë konstatuar se ai ka ndërruar jetë.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Në kuadër të veprimeve hetimore, është marrë dëshmia e kushëririt të të ndjerit, i cili e gjeti të moshuarin pa shenja jete.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Lexo edhe:  Qytetari i goditur nga vërshimet: Jetoj me social, s’kam kah me ja majtë