Ndërron jetë në QKUK biçiklisti që u godit nga vetura dy javë më parë në Prizren

Një aksident në trafik e kishte lënë të lënduar rëndë një person në Prizren të premten e 6 tetorit. 52-vjeçari u godit nga një veturë teksa po drejtonte biçikletën e tij dhe më pas u dërgua me urgjencë në spital për trajtim mjekësor. Viktima nuk arriti t’i përballojë plagët e marra dhe si pasojë ndërroi jetë gjatë ditës së djeshme në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sinjali mëson se viktima është Shefki Badalli, i cili ishte punonjës i shkollës fillore të mesme të ulët ‘Emin Duraku’ në Prizren.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë edhe familjarët, teksa ceremonia mortore u mbajt sot në orën 13:00 në varrezat e qytetit në Prizreni.

I ndjeri ka lënë pas vetes bashkëshorten dhe dy djem.

Lexo edhe:  Nga depoja e një marketi vidhet alkool, drejtori dyshon te stafi menaxhues