Vdekja e të riut në aksidentin tragjik në Deçan, dy familjet shtrijnë dorën e pajtimit

I riu, Adiat Gërvalla, ditë më parë humbi jetën tragjikisht në një aksident trafiku në fshatin Llukë e Epërme në Deçan. Familja e tij ditën e sotme ka shtrirë dorën e pajtimit me familjen e shoferit që dyshohet se shkaktoi aksidentin, raporton Gazeta Sinjali.

Kjo u bë e ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku bëhet e ditur se pajtimi mes dy familjeve ka ndodhur në ceremoninë mortore të të ndjerit gjatë ditës së djeshme.

“Me 26 qershor 2023, në Llukë të Epërm në një aksident trafiku kishte humbur jetën i riu nga Duboviku i Deçanit Adiat (Jakup) Gërvalla. Dje, në ditën e varrimit të tij, në ditën e madhe të Kurban Bajramit, Familja Gërvalla i shtriu dorën e pajtimit Familjes Hamzaj nga Lybeniqi i Pejës. Familjes Gërvalla i jemi mirënjohës për aktin burrërorë dhe patriotik”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  “1 milion euro ose…”, shqiptari dhe dy grekë rrëmbejnë biznesmenin në Spanjë