Policia jep detaje për vrasjen e gruas mbrëmë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për vrasjen e Liridona Murselit mbrëmjen e së mërkurës.

Siç njofton policia, tashmë e ndjera derisa ka qenë me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre me veturë, një person i panjohur i armatosur i ka ndaluar dhe ua ka kërkuar të gjitha gjërat me vlerë dhe është ka qëlluar me armë zjarri.

Lidhur me rastin është intervistuar bashkëshorti i saj i cili kishte arritur të largohet nga vetura me dy fëmijët e tyre.

Njësitet relevante policore, prokurori dhe ndihma e shpejtë urgjente kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Liridona është gruaja e Naim Murselit, ish-këshilltar i kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli.

Lexo edhe:  Rikthehet ora dimërore, të dielën lëvizin akrepat