“Game Over”, Pozhari parashikon fundin e Rrahman Jasharajt

Analisti i afërt me Vetëvendosjen, Xhevdet Pozhari, ka reaguar pas njoftimit të disa shkollave në Gjakovë.

Ai përmes një postimi në Faacebook i është drejtuar kreut të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, me frazën “Game Over” që shqip do të thotë “loja ka përfunduar”

“Shkollat në Gjakovë paskan paralajmëruar fillimin e procesit mësimor nesër. Rrahman, Game Over! Kur çohet në këmbë Gjakova, nuk ka më kthim prapa”, shkruan ai.

Ndryshe deri më tani pesë shkolla në Gjakovë kanë njoftuar se njoftuar se do të ndërpresin grevën dhe do të fillojnë vitin e ri shkollor.

Siç ka bërë të ditur Drejtoria e Arsimit në Gjakovë bëhet fjalë për këto shkolla:

Shkolla fillore “Mustafa Bakija”
ShFMU ” Fehmi Agani” cikli i ulët
SHFMU ” Emin Duraku” cikli i ulët
SHMU ” Yll Morina” pjesërish
SHFMU ” Fan S.Noli” fshati Dujakë.

Lexo edhe:  18-vjeçari bën ‘drifta’ me veturë në parkingun e ‘HIB-it’ në Gjilan, godet dy policë