Vdekja e doktorit të ri kosovar në Zvicër, arrestohet plaku zvicëran që dyshohet se e shkeli me veturë dhe iku

Një javë pasi Jetmir Morina u godit për vdekje nga një veturë në lëvizje, policia zvicërane e ka arrestuar të dyshuarin që shkaktoi aksidentin vdekjeprurës.

Bëhet fjalë për një zvicëran 81 vjeçar që dyshohet se e shkeli kosovarin nga Kamenica dhe iku nga vendi i ngjarjes.

Morina u aksidentua në autostradën A1 në Zvicër kur ishte ndalur të asistonte në një rast tjetër në komunikacion.

Jetmir Morina kishte studiuar stomatologji, ndërsa para gjashtë vjetëve ishte vendosur në Zvicër te bashkëshortja me të cilën kishin tri vajza.

Lexo edhe:  Vdes mësimdhënësi Abedin Haliti, mësoi nxënësit për mbi 40 vite