Ganimete Musliu i kthen prapa lulen e dërguar nga kryeministri, Kurti

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka kthyer prapa lulet që kryeministri i Republikës, Albin Kurti, i dhuroi gjitha grave në Kuvendin e Kosovës.

Në një video të siguruar nga “Indeksonline”, shihet deputetja teksa lulet ia jep ministres së Kurtit, Artane Rizvanolli.

Kujtojmë se lulet u dhuruan me rastin e Ditës së Gruas, 8 marsi.

 

Lexo edhe:  Aksident në qendër të Pejës, motoçikleta përfundon nën veturë