E tmerrshme: Vajza 13-vjeçare në Pensilvani ther për vdekje nënën pasi ia mori iPhone-in

Një vajzë e mitur po akuzohet se ka therur me thikë nënën e saj në Wilkes-Barre të Pensilvanisë pasi ia kishte marrë telefonin iPhone, thanë zyrtarët e policisë.

Siç raportohet, oficerët e kanë gjetur gruan me shumë plagë në trup dhe të gjakosur.

Fatkeqësisht vdekja e saj u konstatua në vendin e ngjarjes.

Gjithashtu, në shtëpi u gjet edhe një 11-vjeçar, i cili po ashtu ishte i therur me thikë, por jashtë rrezikut për jetën, raporton Newsweek, transmeton Sinjali.

Vajza13-vjeçare u arrestua për vrasje, e po ashtu edhe për akuza të tjera.

Identiteti i saj është bërë i ditur publikisht nga forcat e rendit ndonëse ajo është e mitur

Lexo edhe:  Reduktime të energjisë elektrike në vikend