Ky është biznesmeni që u arrestua gjatë aksionit kundër fajdes, Policia bastisi kompaninë ‘Laberion’

Aksioni kundër fajdes i zhvilluar gjatë ditës së pardjeshme në disa qytete të vendit, në biznese të ndryshme, rezultoi me arrestimin e 14 personave, disa prej të cilëve pronarë të auto salloneve e kompanive të tjera, të dyshuar për fajde, detyrim e shmangie nga tatimi. Gjatë këtij operacioni, u konfiskuan mbi 20 vetura, rreth 84 mijë euro, armë e prova të tjera.

Sinjali mbrëmë ka publikuar ekskluzivisht listën me emrat e të gjithë personave të arrestuar, bizneset e bastisura dhe detajet tjera.

Në mesin e bizneseve që ishin cak i bastisjes është edhe kompania ‘Dona Laberion’ e cila bën prodhimin dhe distribuimin e lëngjeve EKOfrut, EKS, DONA dhe PUNCH.

Kjo kompani është në pronësi të biznesmenit llapjan, Bashkim Osmani.

Sinjali mëson se Osmani është arrestuar gjatë aksionit të djeshëm policor dhe i njëjti ndodhet nën masën e ndalimit policor.

Ai është edhe kryetar i Shoqatës së Afaristëve të Podujevës.

Po ashtu dje u bastis edhe Ndërmarrja tregtare “Euro Abi”, që funksionon në tri njësi, dy prej tyre në magjistralen Prishtinë – Ferizaj dhe një në Graçanicë.

Sinjali mëson se pronari i këtij biznesi që përfundoi në prangat e Policisë është Shefik Rexhepi (tash Zeqiri), i cili është dërguar në mbajtje. Përveç biznesit, atij iu bastis edhe shtëpia në fshatin Mogillë, në komunën e Kllokotit.

Ky biznes është i regjistruar në ARBK në emër të Kadrush Rexhepit, familjarit të Shefikut.

Por cilat janë Auto sallonet dhe bizneset tjera që u bastisën, disa prej pronave të të cilave përfunduan sot në prangat e Policisë?

Auto salloni Besa në magjistralen Prishtinë – Ferizaj: Besnik Salihu dhe Fadil Salihu (Fadil Salihu, i arrestuar)

Auto salloni Lipjani në magjistralen Prishtinë – Ferizaj: Egzon Salihu (pronari i arrestuar

Lexo edhe:  “A don me t’q*”/ 20 vjeçari në Vushtrri denoncon për ngacmim seksual një 19-vjeçar, thotë se tentoi ta bind që të kryejnë seks

Auto salloni Fita në magjistralen Prishtinë – Ferizaj: Fitim Vërshevci

Auto salloni Iliri në magjistralen Prishtinë – Ferizaj: Ilir Vërshevci

Auto sallon Royall në Emshir në Prishtinë: Kreshnik Dervishi

Auto salloni Buna M në Vushtrri: Ajvaz Muzaqi (pronari i arrestuar)

Auto sallon Binni nëVushtrri: Ibrahim Gërbeshi

Ndërmarrja prodhuese Dona Laberon në Podujevë: Bashkim Osmani (pronari i arrestuar).