Policia dhe FSK mblidhen te liqeni i Badocit, nis kërkimi për 76-vjeçarin e zhdukur

Gafurr Gashi, 76-vjeçar nga Komuna e Lipjanit është raportuar i zhdukur që nga dita e diel.

Në anën tjetër, Policia e Kosovës në bashkëpunim me FSK-në kanë filluar sot kërkimet për 76-vjeçarin tek Liqeni i Badocit, lokacioni ku i moshuari është parë për herë të fundit.

Kështu të paktën kanë bërë të ditur njësitet e policisë për ekipin e lajmi.net, i cili është në vendin e ngjarjes.

Sipas policisë, 76-vjeçari për herë të fundit është parë duke zbritur nga një autobus, në afërsi të liqenit të Badocit.

Për çdo informacion rreth tij, qytetarët mund të lajmërojnë policinë në numrin 192, ose ekipin vullnetar të kërkim-shpëtimit në numrin: 048 950 099.

Lexo edhe:  E rëndë: Vetëvritet një burrë duke u hedhur nga kati i dytë i shtëpisë në Pejë, Policia nis hetimet