Vazhdimisht ushtronte dhunë fizike dhe psikike ndaj gruas së tij: Arrestohet i dyshuari në Suharekë

Në qytetin e Suharekës organet e rendit janë njoftuar se një burrë kishte ushtruar vazhdimisht dhunë të ndryshme ndaj gruas së tij.

I dyshuari për këtë rast me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, shkruan lajmi.net

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatën e policisë.

Lexo edhe:  Nxënësit e shkollës “Eqrem Çabej” shesin ëmbëlsira të gatuara nga vetë ata, paratë e mbledhura i dhurojnë për bamirësi