Burri që u gjet i vdekur dje në lumin Ibër la letër lamtumirëse

Një person është gjetur pa shenja jete dje pasdite në komunën e Leposaviqit.

Sinjali mëson se viktima është qytetari i nacionalitetit serb, Lubisa Kovaceviq, 61-vjeçar.

I ndjeri kishte lënë një letë lamtumirëse për familjarët e tij, gjë e cila kishte alarmuar vajzën që të kërkojë ndihmën e Policisë.

Në letrën të cilën e ka siguruar Sinjali, 61-vjeçari ka njoftuar familjarët se do të shkojë ‘në rrugë pa kthim’, teksa u ka kërkuar atyre edhe falje për të gjitha.

Siç thuhet në njoftimin e Shoqatës së Kërkimit dhe Shpëtimit, trupi i pajetë i viktimës është gjetur rreth orës 17:00 dhe i njëjti i është dorëzuar organeve kompetente.

Lexo edhe:  Policia e Kosovës po vazhdon kërkimin e 26-vjeçarit të zhdukur në Dragash, ende pa rezultate