Policia e Kosovës në Leposaviq ndalon 3 raste të kalimit ilegal të kufirit

Bazuar në informata të pranuara përmes rrugëve operative, sot në rrugën Koshuticë – Leposaviq, patrullat kufitare policore kanë parandaluar kalim të paautorizuar të vijës kufitare dhe kontrabandim me mallra në drejtim të daljes nga territori i Kosovës, në tri raste të ndara.

Policia njofton se në rastin e parë është ndaluar vetura tip “Hyundai”, ngjyrë e hirit me targa serbe me dy të dyshuar meshkuj, në të cilën kishin të ngarkuar një gjenerator dhe pajisje bujqësore (frezë).

Në rastin e dytë është ndaluar kamioni tip “Scania” me targa RKS, të cilin e voziste i dyshuari mashkull dhe i cili në kamion kishte të ngarkuar drurë.

Ndërsa në rastin e tretë është ndaluar vetura e tipit “Sharan”, ngjyrë e hirit, me targa serbe, me vozitës të dyshuarin mashkull, i cili kishte veturën të ngarkuar me ambalazh të birrave.

Me autorizim të Prokurorit të Shtetit janë iniciuar tri raste kalim i paautorizuar i vijës apo vendkalimeve kufitare në tentativë, të cilat janë duke u hetuar nga autoritetet kompetente.

Lexo edhe:  E kërkonte Gjermania: Arrestohet kosovari derisa po e kalonte kufirin në Morinë