Nisin kolonat në kufi me Serbinë: Kaq orë duhet pritur për të hyrë në Merdare dhe në Dheun e Bardhë

Festat e fundvitit po afrohen dhe numri i qytarëve që hyjnë në Kosovë është rritur dukshëm, raporton Sinjali.

Në dy pikat kufitare të Kosovës me Serbinë, Dheu i Bardhë e Merdarë, pritjet për të hyrë në Kosovë janë shtuar.

Nga kolonat e gjata që janë paraqitur në këto pika, qytetarët duhet të presin deri në 3 orë për t’u futur brenda territorit të Kosovës.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të shumta janë rreth 160 deri në 180 minuta në Merdarë, e tek Dheu i Bardhë deri në 120 minuta.

Pritje deri në 60 minuta për të hyrë në vend ka edhe në Jarinjë, e po ashtu 30 minuta në Muçibabë.

Lexo edhe:  11 vjeçari nga Podujeva që agjëroi krejt Ramazanin këtë vit