Valon Syla paralajmëron “listë të zezë” nga Amerika për dikë nga Vetëvendosje

Analisti i njohur dhe gazetari, Valon Syla, ka bërë një paralajmërim “të frikshëm” mbi pasojat që mund të kenë njerëz të pushtetit si rrjedhojë e konfrontimit me amerikanët për çështjen e dinarit.
Ai në një postim në Facebook ka thënë se Vetëvendosjes “po i troket në derë Lista e Zezë” nga amerikanët, shkruan lajmi.net.

“Lista e Zezë nga amerikanët po i troket në derë njerëzve të Vetëvendosjes… Fatkqesisht, në politikën aktuale te disa shqiptarë, ky ka mbet komunikimi i vetëm efektiv i amerikanëve me rikthimin e çmendurisë populliste dhe të paarsyeshme nga këta njerëz”, shkroi ai, duke iu referuar mospajtimeve e përplasjeve për çështjen e dinarit.

Kujtojmë se sot gjatë ditës, ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier do të mbajë një konferencë të jashtëzakonshme për media.

E njëjta pritet të jetë në lidhje me çështjen e dinarit serb, për ndalimin e së cilit SHBA ka kërkuar kohë dhe konsultime, teksa qeveria Kurti po refuzon ta bëjë një gjë të tillë.

Lexo edhe:  Temperatura arrin 45 gradë, qytetari e ‘gjuan diellin me gurë’