Ky është 63-vjeçari që dyshohet se sulmoi seksualisht një vajzë 12-vjeçare në Prishtinë

U raportua mbrëmë për një rast të rëndë që ka ndodhur në rrugën ‘Qemajl Stafa’ në kryeqytet, ku një person dyshohet se ka sulmuar seksualisht një vajzë 12-vjeçare. Rasti dyshohet se ka ndodhur të shtunën në orët e pasdites, ndërsa i dyshuari tashmë është ndaluar.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se personi që ka rënë në prangat e Policisë si i dyshuar lidhur me këtë rast është Mehedin Cakolli, 63-vjeçar.

I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor pas denoncimit të rastit, ku para hetuesve policorë ka dhënë dëshminë e tij lidhur me veprën me të cilën ngarkohet.

Ndërkohë, në kuadër të veprimeve hetimore, edhe viktima është intervistuar në praninë e zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale, ku ka rrëfyer se si ka ndodhur rasti në pikë të ditës.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Sulm seksual’.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Lexo edhe:  Një person rrëzohet papritur në tokë në Prishtinë, policia dhe ndihma e shpejtë në vendin e ngjarjes – dyshohet për sulm në zemër