Sot vranët dhe me riga lokale shiu, nga e diela ulen temperaturat

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me vranësira kalimtare, teksa pasdite mund të ketë riga lokale shiu.

Sipas Prishtina Weather, edhe gjatë ditëve të fundjavës priten kushte për të reshura shiu, që me gjasë mund të shfaqen orëve të paradites.

Po ashtu nga e diela pritet të ketë rënie të temperaturave nën vlerat mesatare.

Për ditën e hënë parashihet mot kryesisht me diell, por me mëngjes mjaft të ftohtë, vjeshtor.

Indeksi i cilësisë së ajrit kryesisht do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira në shumicën e stacioneve. Vetëm në raste të motit me më shumë diell dhe më të nxehtë sikurse ditën e enjte, rritje të koncentrimeve mund të ketë tek ozoni sipërfaqësor, që shtynë indeksin të kaloj edhe në vlera mesatare.

15.09 – Nxehtë, fillimisht kryesisht me diell, e pasdite dhe në mbrëmje shtim i vransirave.

16.09 – Mbetet mot i nxehtë, me vranësira e intervale me diell. Pasdite mundësi edhe për riga lokale shiu.

17.09 – Kryesisht me vranësira, paradite me reshje shiu dhe bubullima. Ditën do të ketë edhe intervale me diell.

18.09 – Më ftohtë, në mëngjes me vranësira dhe reshje lokale shiu. Ditën vransirat fillojnë të shpërndahen.

19.09 – Pas mëngjesit të ftohtë, gjatë ditës kryesisht me diell.

Temperaturat pasi shënojnë rritje dy ditëve të ardhshme, më pas pësojnë rënie të ndjeshme. Minimalet nga 17C zbresin edhe deri në 5C ditën e hënë, ndërsa maksimalet që arrinë vlera verore ditën e enjte prej 30C, deri të dielen pritet të zbresin në 16C.

Do të fryjë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 5-13m/s, e ditën e diel ndryshojnë drejtimin në veri e verilindje.

Lexo edhe:  Shqetësuese: Nxënësi i shkollës ‘Shkëndija’ në Hajvali kapet me boksa të hekurit, intervenon Policia

Shtypja atmosferike pritet të pësojë rënie të theksuar nën vlera mesatare deri ditën e shtunë.