“Njëra e gjeti të zhveshur në klasë, e tjetra e rrahu”, nëna pretendon se ia dhunuan në shkollë djalin me aftësi të kufizuara

Njëra e ka rrahur, e tjetra e ka gjetur të zhveshur në klasë. Por përkundër kësaj asnjë masë nuk u morë. Fëmija u traumatizua e prindërit e pashpresë u detyruan ta ndalin atë nga shkolla”.

Kështu i përshkroi Arbnesha Shehu përjetimet e djalit të saj.

Ajo për Insjaderin tregoi se i biri i saj Arbri (emri i ndryshuar nga redaksia) ka lindur me paaftësin për të dëgjuar e folur. Ndaj, ai ishte detyruar që prej klasës së parë deri në të gjashtën t’i vijonte mësimet në Qendrën Burimore “Nënë Tereza” në Prizren.

Lexo edhe:  Kërkohet ndihmë për gjetjen e një 12 vjeçari nga Shtimja, raportohet i zhdukur që nga mesdita