Vajza telefonoi nënën për ta pyetur nëse u lëndua nga tërmeti, por e kuptoi që nëna i kishte vdekur para 2 muajsh

Tërmeti që goditi mëngjesin e sotëm Marken në Itali, ka nxjerrë në dritë një histori të trishtë njerëzore, shkruan mediat italiane.

Një vajzë menjëherë pas tërmetit telefonoi nënën e saj që jetonte në Ankona për ta pyetur nëse ishte mirë, apo nëse kishte pësuar dëmtime nga tërmeti, por nuk mori asnjë përgjigje. Kur pa se e ëma nuk po përgjigjej, vajza filloi që të shqetësohej.

Në atë moment ajo vendosi të telefononte 112, e cila nisi një ambulancë në vendin ku banonte e moshuara dhe zbuloi ngjarjen e trishtë: nëna kishte të paktën dy muaj që kishte ndërruar jetë.

Mund të quhet drama e vetmisë, një tjetër, ajo që ndodhi në Ankona, kur trupi i 78-vjeçares u gjet i pajetë në banesën e saj! Trupi ishte në gjendje të avancuar dekompozimi. Mjeku ligjor që ndërhyri në vend, hodhi hipotezën se vdekja kishte ndodhur rreth 2 muaj më parë.

Askush në këto javë të gjata nuk e kishte kërkuar gruan apo nuk e ka vënë re mungesën e saj. Është dashur tërmeti i mëngjesit të sotëm, i cili u pasua nga disa pasgoditje, për të vënë re vdekjen e të moshuarës.

Lexo edhe:  E tmerrshme: Dëmtohet rëndë një varr në Prizren, pamje nga vendi i ngjarjes