Temperaturave pranverore iu vjen fundi, javën e ardhshme pritet borë në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të hënën do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, ku temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-8 gradë celsius, e ato maksimalet ndërmjet 11-16 gradë.
Sipas IHMK-së, mot i vranët dhe me shi do të mbajë të martën, ku temperaturat do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë, e maksimalet deri në 12 gradë.
Sipas IHMK-së, gjatë pesë ditëve pritet të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-11 m/s, ndërsa pas të dielën pas mesnatës pritet të ketë reshje të shiut, me ç’rast do të bien temperaturat në dy vlerat ekstreme.
Lexo edhe:  Pse s’ka “Marlboro” në Kosovë? Ja e vërteta që i ka vënë në siklet duhanpirësit…