Petkoviq e ofendon Kurtin

Drejtorit të së ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti pasi ky i fundit është takuar me liderin e Sanxhakut të Novi Pazarit, Dr.Sulejman Ugljanin.

“Kurti e ka marrë në kokë se është hero kur zhvillon të ashtuquajturat flamurin e Sanxhakut, por në fakt është një vajzë e vërtetë teksa flet me presidentin Vuçiq në Bruksel”, ka thënë Petkoviq.

Më tutje ai e ka akuzuar kryeministrin e Republikës së Kosovës, së është duke i përkrahur dëshirat e politikanëve nga Novi Pazari.

“Separatisti i mprehtë Kurti nuk duhet të ushqejë dëshirat e politikanëve të dështuar nga Novi Pazari, sepse ai nuk di të luajë me zjarrin”, ka përfunduar Petkoviq në Twitter.

Lexo edhe:  Detaje nga grabitja në shitoren ‘Albi’ në Prishtinë, i dyshuari iku me një veturë me targa të huaja