Fluks i madh i mërgimtarëve, kaq orë po presin për të dalë nga Kosova

Ngarkesat më të mëdha në pikat kufitare për daljen nga Kosova janë në Merdarë dhe në Dheu i Bardhë.

Sipas përditësimit të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, në Merdarë mërgimtarët po presin më shumë se tre orë, ndërsa te Dheu i Bardhë pritjet arrijnë deri në dy orë e gjysmë.

Edhe në Mutivodë, qytetarët po presin mbi dy orë për të dalë nga Kosova.

Lexo edhe:  Alarm për eksploziv në diskotekën “Gate” në Prishtinë – Evakuohen qytetarët, kontrolli i Policisë dhe K9 zbulon se ishte alarm i rremë