Raporti i Interpolit përmend dyshimet për kurdisje në futbollin kosovar

Dyshimet për kurdisje në futbollin kosovar kanë marrë dimension tjetër. Ato janë përfshirë edhe në një raport të Interpolit, ka bërë të ditur të martën sajti “boxscorenews.com”.

Ditë më parë mediat franceze, duke u thirrur në një raport të një organizate qeveritare të Francës, kanë raportuar për dyshimet e mëdha për kurdisje të ndeshjeve në futbollin kosovar. Bëhet fjalë për katër ndeshje që dyshohet se janë kurdisur dhe për 360 mijë euro të fituara nga bastet. Është raportuar për të arrestuar në Francë lidhur me dyshimet për kurdisjen e ndeshjeve në futbollin kosovar.

Është përmendur skuadra e Llapit si e dyshuar. Llapin e ka përmendur gazeta e madhe franceze “Le Parisien”, ndërsa klubi nga Podujeva ka mohuar përfshirjen.

Ndërkohë të martë, Interpoli, në raportin dyjavor “Integriteti në Sport” ka përmendur këto dyshime.

“Një skandal me trukime ndeshjesh tronditi kampionatin e Kosovës në futboll. Bastvënësit ishin të bazuar në Kosovë dhe Francë, ndërsa aktiviteti i tyre i organizuar kriminal ishte hetuar për gati një vit”, shkruan në raportin e organizatës ndërkombëtare të policisë, raporton sajti “boxscorenews.com”.

Në raportin e publikuar ka të dhëna për hetime në vende të ndryshme.

 

Lexo edhe:  Agim Ademit i ndryshon masa e arrestit nga Prokuroria