Momenti i djegies së shtëpisë në Malishevë

Në orët e hershme të mëngjesit është djegur një shtëpi në fshatin Panorc të Malishevës. Si pasojë e zjarrit ka vdekur një 76-vjeçar, derisa një grua është dërguar në trajtim mjekësor në QKUK.

I ndjeri, raportohet të jetë Ismet Bajrami, babai i dëshmorit Milaim Bajramit.

Siç njofton Policia, në momentin kritik në shtëpi ishin katër persona, prej tyre viktima nuk ka mundur të dilte.

@insajderiofficial

#Kosova #fyp #shtepia #fypシ #viral #shqipet #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍

♬ original sound – GazetaInsajderi

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Sot rreth orës 02:40, policia është njoftuar se në fshatin Panorc-Malishevë një shtëpi ishte përfshirë nga zjarri. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit. Në shtëpi kanë qenë duke banuar katër persona, njëri prej të cilëve nuk kishte arritur të dilte.

Pasi është lokalizuar zjarri është gjetur viktima mashkullor i moshës 76 vjeçare, pa shenja jete. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Lexo edhe:  Ky është hajni që vodhi në dy markete në Gjilan brenda një dite, bie në prangat e Policisë