Traktori qarkullon lirshëm pa drita sinjalizuese në Gurrakoc të Istogut

Vozitësit të cilët ngasin veturën pa ndezur dritat edhe gjatë ditës gjobiten nga Policia e Kosovës.

Mirëpo, sonte një vozitës nuk i kishte ndezur dritat as në mbrëmje dhe po qarkullonte lirshëm në Gurrakoc të Istogut.

Një sinjalizues ka dërguar pamje në adresë të Gazetës Sinjali, ku shihet se traktori  ishte i ngarkuar edhe me rimorkio me të cilën bartte dru dhe asnjëra prej tyre sipas rregullave të trafikut nuk posedonte shenja sinjalizuese.

Lexo edhe:  Uk Lushi veprimi i Policisë shqiptare i drejtë: Flamuri i UÇK-së i përket fushave të betejës, jo stadiumeve, pa Shqipërinë nuk do kishte UÇK