E dhimbshme: Ky është 52-vjeçari që u gjet i vdekur në rrugë në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 14:00 në rrugën ‘Rifat Krasniqi’ në Prizren. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes, ndërsa Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin.

Sinjali mëson se viktima është Ismet Jedrashi, 52-vjeçar.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se kanë pranuar thirrje për ndihmë, pasi viktima ishte gjetur i shtrirë në tokë dhe dyshohej se ishte në rrezik për jetën.

Ekipi mjekësor i Emergjencës ka dalë në vendin e ngjarjes, ku pas ekzaminimeve për shenjat vitale, është konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.

Sinjali mëson se viktima është mashkull i moshës 52-vjeçar, trupi i të cilit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Me urdhër të prokurorit, trupi i të ndjerit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’.

Lexo edhe:  Po planifikonin një sulm terrorist, 7 të arrestuar në Belgjikë