Policia jep detaje nga aksidenti ku humbi jetën i riu nga Gjilani

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vetaksidentin që ndodhi dje në Gjilan, ku ka vdekur një person.
Sipas raportit policor të 24-të orëve të fundit thuhet se vetura duke mos iu përshtatur shpejtësisë së lëvizjes ka dalë jashtë rrugës dhe ka goditur shkëmbinjtë.

“Gjilan 25.01.2024 – 00:50. Raportohet për një vetë aksident trafiku ku një veturë duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, del jashtë rrugës duke goditur shkëmbinjtë. Lëndime vdekjeprurëse ka pësuar drejtuesi i veturës mashkull kosovar ndërsa pasagjeri ka pësuar lëndime të rënda’’, thuhet në raportin e PK-së.

Më tutje është bërë e ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Trupi i pajetë me vendim të prokurorit është dërguar në obduksion.

Lexo edhe:  “Hini ma shpejtë hini ma shpejtë” dëgjohen zëra shqip në Telaviv të Izraelit