Humb jetën tragjikisht ish-pjesëtari i UÇK-së, po punonte në ndërtimtari

Ish pjesëtari i UÇK-së, Fejuzllah Brahimi, ka humbur jetën tragjikisht në afërsi të Ulqinit, më saktësisht në Dobrovodë, derisa ishte duke punuar.

Brahimi ka rënë aksidentalisht nga objekti ku edhe ka humbur jetën.

Lajmin e ka konfirmuar familjari i Brahimit, i cili ka thënë se tashmë i ndjeri ka rënë nga kati katërt.

“Sot në oret e mengjesit duke punuar në ULQIN aksidentalisht bie nga kati i katert djali agjes tonë Fejzullah Brahimi ! Ne si familje Brahimi sot humbem një pjestar të UÇK-së Fejzullah allahu të gradoftë në xhenet”, thuhet në njoftimin e familjarit.

Lexo edhe:  Vdes zyrtari i Komunës së Pejës