Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot na pret mot me vranësira e intervale kohore me diell.

Vranësira të dendura priten orëve të hershme të mëngjesit ku priten edhe riga shiu, shqote e fjolla bore. Në disa zona pritet të ketë edhe shi që ngrihet në sipërfaqen e tokës, prandaj duhet të kemi shumë kujdes në komunikacion orëve të hershme të mëngjesit.

Gjatë ditës vranësirat largohen dhe priten intervale kohore me diell me ndonjë reshje sporadike lokale. Temperaturat nga -3 deri në 8 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell e vranësira lokale. Reshje të pakta shiu e fjolla bore priten në disa zona në lindje të Shqipërisë dhe më gjerësisht në disa zona në Maqedoninë Veriore. Reshje kalimtare herët në mëngjes priten edhe në veri të Shqipërisë e Malit të Zi dhe Luginën e Preshevës, ndërsa dita vijon me intervale kohore me diell.

Të dielën dhe të hënën ftohtë në Kosovë dhe me reshje të herëpashershme, lokale bore. Në disa zona mund të ketë edhe shtresa simbolike. Fjolla bore priten edhe në veri të Malit të Zi, në malet e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Luginës së Preshevës. Në pjesën më të madhe të territoreve që i përmendëm nuk do të ketë reshje.

Temperaturat shënojnë rënie në tërë rajonin, ndërsa netët dhe mëngjesit sjellin acar edhe pse jo aq të madh. Shumë më pak reshje të hënën.

Nga e Marta rritje graduale e temperaturave, kurse fillimi i Shkurtit na sjellë mot pothuajse pranveror./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Eksperti i sigurisë kibernetike tregon se kush përgjohet në Kosovë