Vjedhje e çmendur: I hyjnë hajnat nga kulmi dhe i vjedhin 3400 euro e 1200 franga

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Istog ka arrestuar një person të dyshuar veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Ai është arrestuar pasi më datën 3 prill, Stacioni Policor në Istog, “ёshtё informuar nga ankuesi se persona tё panjohur i kanë hyrë në shtëpi nga kulmi dhe sipas viktimёs i kanë vjedhur 3400 euro dhe 1200 franga zvicerane”.

“Nё vendngjarje kanё dalё njësitet relevante tё Staciont Policor nё Istog, tё cilёt kanё kryer shikimin e vendit tё ngjarjes. Pas një pune intensive nga hetuesit e Stacionit Policor nё Istog, me datё 27.04.2023, ёshtё identifikuar dhe arrestuar i dyshuari i cili dyshohet se me datёn e lartёcekur ka kryer veprën penale ‘Vjedhje e rёndё’”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Pas intervistimit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit i dyshuari thuhet se ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё.

Lexo edhe:  Sot i jepet lamtumira e fundit 21-vjeçares e cila u qëllua për vdekje dje nga ish-bashkëshorti në Ferizaj